Mundësia për të ëndërruar

Name
Play
LALCA_poesie_en_albanais


Të mirëpresësh do të thotë të bësh të mundur zakonet e secilit, do të thotë gjithashtu të ofrosh mundësinë për të ëndërruar. Të ëndërrosh, do të thotë të tejkalosh kufijtë, të vizatosh një të nesërme ndryshe, të qëndrosh mbi botën.

Por si të ëndërrosh kur ke humbur gjithçka, kur nuk mund të mjekohesh siç duhet në vendin tënd dhe kur të zhvendosin sa herë caktohet një vend tjetër ... kur për blerë për të ngrënë çdo euro është e rëndësishme, kur gjuha e folur është e panjohur për të tjerët, kur askush nuk të pret dhe kur referenca e vetme është vetëm drejtori i CADA-s?

Si të ëndërrosh kur rrugëtimi i përditshëm është i mbushur me takime administrative, kur nuk është e mundur të punosh ose kur je e kërcënur nga fakti i thjeshtë i të qenit grua ... Kur nuk mendon më për veten, por vetëm për nevojat për të mbijetuar, kur fëmija jote me aftësi të kufizuara rrezikon vdekjen, ose kur hapësirat e strehimit si CADA bëhen të pasigurta?

Si të ëndërrosh kur trupi është mësuar të vuajë çdo ditë nga të fjeturit në një trotuar, kur jeta jote kërcënohet sepse vjen nga një minoritet dhe dhuna e pësuar është ende e pranishme? kur takimet mjekësore janë të përditshme por spitali është mbi një orë rrugë nga shtëpia? Si të ëndërrosh kur do që kjo të ndalojë?

Për të ëndërruar, duhet krijuar një vend, një hapësirë-kohë vetëm për veten tënde, një vend dhe një moment, aq të vështirë për t'u gjetur.

Horizon